Në Gjakovë është arrestuar dje një person, i dyshimtë për vjedhjen e dy televizorëve, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës raporton se i arrestuari, i komunitetit ashkali, ka kryer këtë vjedhje më 13 dhjetor.
“Më 19.12.2017 është arrestuar i dyshuari, ashkali, pasi që i njëjti kishte vjedhur dy televizorë nga shtëpia e viktimës, burrë shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm