Policia e Kosovës raporton se dje në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë Kosovë, gjatë natës është vjedhur një veturë.
Gjatë hetimeve, njësit policore kanë arritur që ta identifikojnë dhe ta arrestojnë një të dyshuar.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se persona të dyshuar e të pa njohur gjatë natës i kanë vjedhur veturën e tij. Njësia Policore gjatë hetimeve të zhvilluara ka arrit të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, i cili kishte vjedhur veturën”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të Prokurorit, vetura i është kthyer ankuesit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prishtinë
-
Vidhet një veturë në Kamenicë, pronari i saj identifikoi të dyshuarin
-
Arrestohet në Prishtinë 15-vjeçari i dyshuar për vjedhje të një veture
-
Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të një veture në Ferizaj
-
Kapet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, dyshohet se i vodhi veturën një kosovari