Një femër është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi gjatë vizitës së një të burgosuri në Dubravë i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.
Policia njofton se vizitorja kishte 0.4 gramë substancë narkotike.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.