Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhet arka në një xhami në Graçanicë

Policia e Kosoves

Policia ka raportuar se persona të panjohur janë futur brenda një xhamie në Graçanicë dhe kanë vjedhur arkën.

Në arkë, që shërben për grumbullim të parave për humanitet, kishte para të gatshme 20 euro dhe 1000 dinarë. Policia ka njoftuar se po e heton rastin.

“Graçanicë 29.05.2021 – 16:10. Është raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në xhami dhe kanë arrit të vjedhin arkën e xhamisë. Arka shërben për grumbullimin e parave për humanitet. Sipas ankuesit, në arkë kishe para të gatshme 20 euro dhe 1000 dinarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm