Raportohet se dje janë vjedhur nëntë kompjutera në një dyqan në Fushë Kosovë, transmeton Koha.net.
Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 në rrugën Tahr Zemaj.
“Ankuesi shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e lokalit të tij me ç’rast kanë vjedhur nëntë kompjuter”, thotë PK.
Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin.