Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhen gjashtë televizorë në një lokal të lojërave të fatit

Dje në Fushë Kosovë, në një lokal të lojërave të fatit ka ndodhur një vjedhje.

Policia thotë se ankuesi, që është punonjës në atë lokal, ka njoftuar se katër persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur gjashtë televizorë.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar.