Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dje në Prishtinë janë vjedhur një veturë dhe një kamionetë.
Vetura është vjedhur dje në rrugën “Henry Dynan”, thotë PK, transmeton Koha.net.
“Ankuesi, shqiptar ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur i kishin vjedhur veturën e tij”, thotë PK.
Ndërsa kamioneta është vjedhur në fshatin Bernicë e Epërme.
“Ankuesi, shqiptar, ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur i kishin vjedhur kamionetën e tij”, thuhet në komunikatë.
Polica thotë se të dyja rastet janë duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm