Policia e Kosovës raporton se në Prizren disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në disa shtëpi ku kanë vjedhur ari dhe para të gatshme.
“Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në disa shtëpi, ku kanë arrit të kryejnë vjedhjen e disa stolive të arit dhe para të gatshme”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar.