Një grua e moshës mbi 60 vjeçare, i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i banesës, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9;00 afër banesave të ashtuquajtura ‘Kombet e Bashkuara’ në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.
“Policia është njoftuar për një trup të pajetë sot rreth orës 9:10, ndërsa njësitet e policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, ka thënë Hoti.
Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, për të cilat tha se do t’i bëjë të ditura sapo të përfundojnë të gjitha procedurat.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet se një grua vdiq në Mitrovicë pasi ra nga kati i parë i shtëpisë, Policia nis hetimin
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë
-
Vdiq një grua në Mitrovicë të Jugut, rasti iniciohet si “hetim mbi vdekjen”
-
Bie nga lartësia dhe humb jetën një e moshuar në Fushë-Kosovë