Një person, shtetas i Maqedonisë së Veriut është vetëplagosur në një lokal në Kaçanik.
Siç njofton Policia, kur ka ndodhur ngjarja ai kishte shkuar në lokal i shoqëruar me një person tjetër dhe ishte takuar me tre persona.
Viktima ishte plagosur në këmbë dhe ishte dërguar në QMF në Kaçanik, e me pas në QKUK në Prishtinë.
“Sipas viktimës revolja ishte e tija dhe ishte vetëplagosur, mirëpo sipas viktimës, mundët me ndodhë qe dikush ja ka marrë revolen pasi është plagosur. Në vendin e ngjarjes –gjegjësisht në tavolinën ku kanë qenë të ulur personat e përfshirë në rast janë sekuestruar nga forenzika tri gota qelqi , tre filxhanë porcelani dhe dy shishe uji të cilat do të ekzaminohen për të vërtetuar rrethanat e rastit. Është sekuestruar edhe vetura e viktimës e tipit Golf 4 pasi ende nuk janë sqaruar rrethanat e rastit. Gjithashtu nga dëshmitarët janë sekuestruar dy telefona celular për ekzaminim”, thuhet në njoftim.