Një person është vetëdjegur në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Elbasanit këtë të enjte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si “Kryqëzimi i Luleve”, ku shtetasi Elton Hodo, 38 vjeç dhe banues në Elbasan pasi ka spërkatur veten me benzinë i ka vënë flakën.
Shërbimet e policisë janë sinjalizuar nga dëshmitarë të ngjarjes së rëndë dhe kanë mbërritur menjëherë në vendin.
Kalimtarë të rastit dhe forcat e policisë bënë fikjen e flakëve dhe më pas një ambulancë shoqëroi për në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit 38-vjeçarin, që ka ndërruar jetë pak më vonë si pasojë e djegieve të rënda që kishte pësuar.
Shkak i vendimit ekstrem të 38-vjeçarit dyshohet të ketë qenë depresioni.
Artikuj të ngjashëm
-
Situatë e rëndë me zjarre në Shqipëri, dyshohet edhe për një të vdekur
-
Vdes një 24-vjeçar në Elbasan, dyshohet se eksplozivi i shpërtheu në duar
-
Shqiptari i vë flakën vetes pas vendimit për dëbim nga Italia
-
Protestuesi ia vë vetes flakën para konsullatës izraelite në SHBA
-
37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen në Elbasan