Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetaksidentohet vetura në Prizren, përfundon në një shkëmb

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Gjonaj të Prizrenit, shoferi i një veture nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugë në një shkëmb.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një pasagjer i cili është dërguar në Spitalin rajonal Prizren për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Rasti vazhdon të hetohet.