Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetaksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, pesë të lënduar

Pesë persona mbetën të lënduar në një vetaksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi” të dielën, njofton Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i tha KOHËS se aksidenti ndodhi në drejtimin Lipjan-Ferizaj, rreth orës 17:20.

“Nga vendi i ngjarjes Policia njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftimin policor.

Pos Policisë, në vendngjarje kanë dalë edhe ndihma emergjente dhe një ekip i zjarrfikësve.