Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vëllezërve që u rrahën mes vete nga një muaj paraburgim

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për vëllezërit C.M., B.M. G.M. dhe D.M.

nga Mamusha për shkak të rrahjes mes vete.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 27.08.2018 nga ora 21:30 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 27.09.2018.

Më 27 gusht, rreth orës 21:00 në Mamushë C.M., A.M. dhe G.M. në koordinim për shkak të mosmarrëveshjeve dhe problemeve me prona me të dëmtuarin D.M. pasi që janë fjalosur e kanë sulmuar me grusht dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit. Për këtë D.M. ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

D.M. kishte përdorur forcën duke e sulmuar dhe kapur për fyti të dëmtuarin B.M., e më pas e kishte goditur në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas gjykatës, caktimi i paraburgimit është tani për tani i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.