Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vëllai rrah vëllanë në Dragash, arrestohet

Policia përmes raportit të sotëm policor ka njoftuar për një përleshje familjare që ka ndodhur mbrëmë në Dragash.

Aty thuhet se pas një mosmarrëveshje që kishe ndodhur, një mashkull ka rrahur vëllanë e tij, të cilit edhe i ka shkaktuar lëndime trupore, transmeton Koha.net.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.