Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Prishtinë është raportuar për një kërcënim në një familje.
Në raportin policor thuhet se një mashkull pasi ka dëmtuar një mur, për të cilin nuk jepen më shumë detaje, ai ka kërcënuar me jetë vëllanë e tij.
Pas raportimit të këtij incidenti në polici, i dyshuari me urdhër të prokurorit është intervistuar e më pas është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm