Një person ka vdekur pasi është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës”, thuhet në raportin e Policisë.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.