Një 22-vjeçar ka mbetur i vdekur paraditen e së mërkurës pas një vetaksidenti në rrugën Dragash – Radish, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, deri te vetaksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të telefonit.
“Sot rreth orës 08:00 në rrugën Dragash – Radish pati një vetaksident të trafikut dhe si pasojë vozitësi ka humbur jetën. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit. Viktima është mashkull i moshës 22-vjeçare. Automjeti ka qenë me targa vendore dhe viktima ka humbur kontrollin mbi automjet. Si pasojë e plagëve, mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merret Njësia e Trafikut”, thuhet në njoftimin e Policisë.