Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq në QKUK një grua, ishte rrëzuar javën e kaluar aksidentalisht në një lokal në Ferizaj

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Qendra Klinike Universitare e Kosovës / Foto: Ilustrim

Një grua ka vdekur në QKUK të mërkurën, si pasojë e lëndimeve që kishte marrë javën e kaluar kur u rrëzua aksidentalisht në një lokal në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Gruaja më 1 qershor dyshohet se ishte rrëzuar nga pakujdesia në një lokal dhe mori lëndime të rënda.

“Ferizaj 01.06.2023 – 12:11. Më 07.06.2023 lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë e lënduar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.