Ka vdekur personi (I.Q) këmbësori, që ishte aksidentuar në fillim të javës së shkuar në fshatin Krojmir të Lipjanit.
Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti.
Aksidenti kishte ndodhur më 7 gusht rreth orës 20: 00.
Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të marra dhe i njëjti sot rreth orës 06:00 në QKUK ka ndërruar jetë.
Trupi i viktimës, mashkull, 72 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut.
Artikuj të ngjashëm