Një shtetas austriak ka vdekur sot në një hotel në rrugën Prishtinë-Shkup.
Rastin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë, derisa ka njoftuar se ekipet policore janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave që lidhen me rastin.
“Sot, në stacionin policor të Graçanicës, është iniciuar një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë-Shkup. Vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas austriak, e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë, Ahmeti.