Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person në vendin e punës në Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Një burrë ka vdekur në vendin e punës dje në Prishtinë, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe është rrëzuar. Viktima është dërguar në QKUK ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thotë PK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.