Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person në shtëpinë e tij në Prishtinë, familja thotë se ishte përdorues i narkotikëve

Mbrëmë në Prishtinë ka vdekur një person në shtëpinë e tij.

Policia, rastin e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndonëse familjarët kanë dhënë detaje se ai përdorte narkotikët.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ishte përdorues i substancave narkotike”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.