Një person ka vdekur në Komunën e Prizrenit derisa ishte duke punuar me ekskavator. Policia ka njoftuar se ai ka vdekur të enjten rreth orës 08:40.
“Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm