Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person në Prishtinë, e dërgoi në urgjencë një taksist

Plagosje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka është duke e hetuar një rast të vdekjes së dyshimtë që thuhet se ka ndodhur në Prishtinë, mëngjesin e së martës.

Sipas Policisë një taksist e ka dërguar në urgjencë një burrë pasi ai ka pasur probleme shëndetësore dhe mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës ishte pa shenja jete.

“Raportohet se dëshmitari mashkull kosovar me profesion taksist, pasi që viktima mashkull kosovar ka pasur probleme shëndetësore e ka dërguar në urgjencë, ku mjeku përgjegjës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.

Në lidhje me rastin thuhet se është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti thuhet se po vazhdon të hetohet.