Një person ka vdekur mesditën e sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për KosovaPress se vdekja është cilësuar e dyshimtë.
“Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull. Me rastin po merren njësitë përkatëse policore”, deklaroi ajo.
Dëshmitarët e rastit i thanë KosovaPress-it se viktima ishte i moshuar dhe po hynte në ndërtesën ku banonte pasi sapo ishte kthyer nga tregu.
Artikuj të ngjashëm