Polica e Kosovës ka njoftuar së të enjten, një grua është dërguar nga Vitia në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pa shenja jete. Sipas raportit të Policisë rasti është duke u hetuar.
“Viktimës femër kosovare pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është dërguar në drejtim të QKUK-së, mjekët kishin konstatuar se e njëjta ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm