Si shkak i një zjarri një e moshuar ka vdekur brenda shtëpisë së saj.
Sipas Policisë në rajonin e Prizrenit, një ditë më parë në rrugën “Nysret Seharsoy”, në Prizren ishte raportuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
Zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë.
Ekipi mjekësor i urgjencës e ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet e vdekur një grua në Prizren
-
Një i moshuar gjendet pa shenja jete në Prizren, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij
-
Gjendet e vdekur një grua në Prizren
-
Vdiq një 80-vjeçare në Vushtrri si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë
-
Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren