Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një banor në Entin Special në Shtime

Enti Special në Shtime e ka njoftuar Policinë se një banor rezident i tij ka vdekur.

Policia ka njoftuar të shtunën se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Nga Enti Special është informuar se ka vdekur banori mashkull kosovar i cili ishte banor rezident i këtij enti. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.