Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një 25-vjeçari në Shtrubullovë të Drenasit të martën.
Sipas njoftimit të Policisë, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, duke nisur hetimet mbi vdekjen.
Sipas asaj që raportohet, viktima ka rënë nga një rimorkio dhe nuk u ka mbijetuar plagëve.
Njoftimi i plotë:
Dje rreth orës 11:30, nga QKMF në Drenas, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtrubullovë të komunës së Drenasit, dhe viktima është një mashkull, 25 vjeç.
Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.