Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes në spital gruaja që u godit me makinë në dhjetor të vitit të kaluar

Gruaja që ishte goditur më 22 dhjetor të vitit të vitit të kaluar nga një veturë në fshatin Gllarevë të Klinës, nuk ka mundur t’u bëj ballë lëndimeve.

Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmin e bën me dije Policia e Kosovës, në raportin e vet 24 orësh.

“Raportohet se viktima femër shqiptare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK nga lëndimet e marra në aksident trafiku, më 05. 01.2018 ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq me 23 dhjetor Policia kishte njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, kishte goditur këmbësoren.

Policia atëherë njoftonte se viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit ishte liruar në procedurë të rregullt.