Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur të enjten pasi nuk u ka mbijetuar plagëve nga aksidenti që ndodhi më 24 mars në magjistralen Gjilan – Bujanoc.
“Me 24 mars 2018 rreth orës 23:30 minuta, në rrugën Gjilan-Bujanoc afër rrugës se fshatit Petroc ka ndodhur një aksident rrugor ne mes dy automjeteve ne lëvizje, ku si pasoj lëndime të renda trupore ka pësuar V. H. drejtuesi i veturës VW Golf me targa KS”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Fillimisht të njëjtit i është dhënë ndihma mjekësore ne spitalin rajonal të Gjilanit e më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve. Me 29 mars 2018 jemi informuar se i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK ne Prishtinë, edhe përkundër përpjekjeve që kanë bërë mjekët për shpëtimin e jetës së tij”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me kërkesë tij trupi i pa jetë tani i të ndjerit urdhërohet t’i dorëzohet IML për obduksion.