Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes edhe një person nga aksidenti i mbrëmshëm në Arllat

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se nga aksidenti i mbrëmshëm në Arllat ka vdekur edhe një person, duke e çuar në dy numrin e viktimave. 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, transmeton KOHA.

Vdes një person në një aksident në Arllat

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve-kamionë, ku si pasojë, ka humbur jetën dy viktima meshkuj kosovarë. Trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.

Gjithashtu bëhet e ditur se është arrestuar vozitësi i kamioni dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.