Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Dje në rrugën “Rrahim Beqiri”, në Prishtinë ka ndodhur një vdekje që është cilësuar e dyshimtë.

Rasti, sipas policisë ka ndodhur rreth orës 10:42, transmeton Koha.net.

Sipas policisë, viktima mashkull K/Shqiptar, derisa ishte duke ecur, është alivanosur dhe është shtrirë në rrugë. Viktima është dërguar në QKUK, ku është konstatuar nga ekipi mjekësor se i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML.