Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Një grua, e moshës rreth 30-vjeçare, është gjetur e vdekur në rrugën “Ferhat Draga” të lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë, mesditën e së mërkurës. Vdekja e dyshimtë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ndërsa sipas burimeve të KOHËS, dyshohet për vetëvrasje.

Siç ka bërë të ditur Policia, fillimisht informata ka qenë për një person të shtrirë, të lënduar, në afërsi të një objekti. Vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën 'Ferat Dragaj' në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli, ka thënë për KOHËN se ekipi mjekësor e ka gjetur viktimën pa shenja jete.

“Bëhet fjalë për një zonjë të moshës 30-vjeçare. Me të hyrë në objekt janë parë shenja gjaku e deri te viktima. Bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë dhe ekipi që ka konstatuar vdekjen dhe ka thirrur shërbimin policor”, ka thënë ai duke mohuar se në vend të ngjarjes ka pasur plumba.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e forenzikës.

Edhe Gjendet i vdekur një person në Prishtinë Kronikë 3 muaj më parë Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

{gallery}