Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të hënën pas mesnate në fshatin Henc të Fushë Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar se një burrë ka vdekur si pasojë e zjarrit që kishte kapluar – përfshirë një pjesë të dhomës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.