Musli Shala, inxhinier i projektit për ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Podujevë në kuadër të kompanisë punëkryese “PRO&CO Group”, ka thënë se projekti është i nivelit qendror.
Në një deklaratë për KOHËN, pas vdekjes në QKUK të një personi që kishte marrë lëndime të rënda pasi kishte rënë në një pusetë në këtë magjistrale, ai e ka konfirmuar se për këtë rast është intervistuar nga Policia. Shala ka thënë se është intervistuar vetëm ai.
Ai ka shtuar se në pjesën ku gjendej puseta nuk ka ndriçim.
“Puseta ka qenë e shenjëzuar me kona dhe aksidenti ka ndodhur në orët e vona. Dhe përveç meje askush nuk është marrë në pyetje me sa kam njohuri. Ndriçim nuk ka aty”, ka theksuar ai.
Vdekja e personit që kishte rënë në pusetën e hapur më 9 gusht, ka përplasur pushtetin dhe opozitën në kryeqytet për përgjegjësinë lidhur me rastin.
Gëzim Sveçla, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi përgjegjësi për rastin duke e akuzuar Komunën e Prishtinës.
Edhe
Vdekja e personit që ra në pusetë të hapur përplas pushtetin me opozitën në Prishtinë
E në një përgjigje, Komuna e Prishtinës nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugë që janë kompetencë e Qeverisë dhe jo e Komunës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima kishte qenë duke u trajtuar në QKUK nga 9 gushti, por nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve.
Vdiq personi që ra në një pusetë të hapur në Prishtinë disa ditë më parë
Ka vdekur në QKUK të hënën një person që kishte marrë lëndime të rënda pasi kishte...-
Vdekja e personit që ra në pusetë përplas pushtetin e opozitën në Prishtinë
-
Vdiq personi që ra në një pusetë të hapur në Prishtinë disa ditë më parë
-
Përplasje në distancë për vdekjen e punëtorit në Prishtinë
-
Inspektorati i Punës pas vdekjes së punëtorit nga rrëzimi i vinçit: Herët të nxirren konstatime