Është arrestuar një person në Zveçan për dokument të rrejshëm.
Ai i ka paraqitur Policisë një letërnjoftim të Serbisë i cili ka qenë i falsifikuar.
I dyshuari e ka pranuar se letërnjoftimi nuk ishte i tij, ndërkohë Policisë ia ka prezantuar letërnjohtimin e Republikës së Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka prezantuar një letërnjoftim të Republikës së Serbisë i cili është dyshuar se mund të jetë i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ai letërnjoftim nuk është i tij dhe ka prezantuar letërnjoftimin e Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që t’iu sekuestrohet letërnjoftimi i Republikës së Serbisë dhe pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
-
Me dokumente false ia barti pronën e dikujt personave të tjerë, arrestohet
-
Arrestohet një person në Jarinjë, prezantoi dokumente false të Serbisë
-
Policia gjermane arreston një kosovar, paraqiti letërnjoftim fals sllovak
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia