Tre persona, mes tyre edhe një foshnjë, janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të dielën në Koshare të Ferizajt.
Policia ka njoftuar të hënën se në këtë aksident të ndodhur gjatë mbrëmjes, janë përfshirë dy vetura.
Dy prej të lënduarve janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, ndërsa foshnja është liruar.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar vozitësja femër kosovare dhe dy pasagjeret e saja femra kosovare (njëra foshnje). Vozitësja dhe njëra nga pasagjeret janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa foshnja është liruar”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona
-
Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Kaçanik-Ferizaj
-
Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në magjistralen Ferizaj - Gjilan
-
Katër të lënduar nga aksidenti mes tri veturave dhe një autobusi në Ferizaj