Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të lënduar në përleshjen në Grabovc të Fushë-Kosovës

Policia raporton se pas një mosmarrëveshje janë rrahur pesë të dyshuar ku tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes në Grabovc të Fushë-Kosovës, është gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.