Tre persona janë arrestuar për dhunë në familje në 24 e fundit.
Sipas njoftimit të Policisë, në Prishtinë është arrestuar një person pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht një grua të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Istog një grua ka raportuar se një person ka demoluar gjëra si dhe ka sulmuar fizikisht disa persona. Njësiti policor është në kërkim të personit të dyshuar i cili gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq në Rahovec është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, kishte sulmuar fizikisht viktimën femër të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit është dërguar në qendrën e strehimit. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
-
Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë, katër të arrestuar – një në arrati
-
Tetë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit
-
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orë, tre burra të arrestuar e dy në arrati
-
Katër raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit
-
Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit