Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër Xh.B.,A.B., E.Z., për veprën penale “Vjedhje grabitqare”, njofton kumtesa.
Sipas aktakuzës, ma datën 10 nëntor të viti 2018,rreth orës 10:00 të mëngjesit në fshatin Vitomiricë të Komunës së Pejës, tre të pandehurit duke vepruar në grup dhe me armë kryejnë vjedhje grabitqare në dëm të dëmtuarës R.A, transmeton Koha.net.
Plaçkitja bëhet pasi dy të pandehurit Xh.B. dhe A.B. njoftohen nga i pandehuri E.Z. ,se halla e tij/e dëmtuara R.A. kishte shitur lopët dhe djemtë e saj i kanë dërguar të holla nga diaspora dhe tek e njëjta mund t’i gjejnë shumën prej 4500 euro. Ata E.Z. i dërgon në shtëpinë e të dëmtuarës dy të pandehurit e vetë largohet nga vendi i ngjarjes.
Dy të pandehurit Xh.B. dhe A.B. me maska dhe armë hynë në shtëpinë e të dëmtuarës. Pasi futet brenda shtëpisë, i pandehuri Xh.B i’a mbyll gojën me dorë dhe nga e njëjta kërkon para, ndërsa e dëmtuara R.Z. ik nga dritarja duke kërkuar ndihmë, e cila dëgjohet nga një kushëri i saj, i cili e raporton policinë, dhe të pandehurit Xh.B. dhe A.B. arrestohen nga policia 200-300 metra larg vendit të ngjarjes.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se tre të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.
-
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje të armatosur dhe vjedhje të rëndë
-
Grabitën mbi 1.600 euro, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj katër personave
-
Nën kërcënim të thikës grabiten para në një lokal në Pejë
-
Lirohen në procedurë të rregullt 2 të dyshuar për një rast të grabitjes në Pejë
-
Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për grabitje të një pompe derivatesh në Pejë