Tre persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Policia të hënën.
Sipas njoftimit, rastet janë raportuar në Gjilan, Mitrovicë të Jugut dhe Istog.
Në Gjilan është raportuar i zhdukur një shtetas i Shqipërisë, në Mitrovicë një grua kosovare, ndërkaq në Istog është raportuar i zhdukur një burrë.