Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre persona përleshen mes vete në Prishtinë, dy arrestohen

Në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, dje janë arrestuar tre persona të cilët pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes vete.

Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.