Mësimdhënësi B.V. është dënuar me tre vjet burgim për ngacmim seksual të nxënëses së tij dhe i është ndaluar ushtrimi i profesionit të mësimdhënësit për pesë vjet, i cili do të fillojë pas vuajtjes së dënimit të shqiptuar me burg.
Gjykata Themelore në Pejës ka shpallur aktgjykimin për veprën penale sulm seksual, më 10 gusht, derisa e ka bërë të ditur sot. Rasti kishte ndodhur në periudhën shtator - nëntor 2018.
Sipas aktgjykimit, mësimdhënësi kishte nisur me fjalë joshëse për të vazhduar me prekje të nxënëses.
“Me këto veprime i pandehuri B.V. ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 232 par. 3 nën par. 3.7 lidhur me piken 3.9 dhe lidhur me par. 1 të KPRK-së. Te pandehurit i është shqiptuar dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit të mësimdhënësit në kohëzgjatje prej 5 viteve, i cili do të fillojë pas vuajtjes së dënimit të shqiptuar me burg”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.
-
Mbi tre vjet burgim për mësuesin në Pejë që ngacmoi seksualisht nxënësen
-
Dënohet me një vit e katër muaj burgim mësuesi që ngacmoi seksualisht nxënëset
-
Policia nis hetimet, dy vjet pasi nxënësja raportoi se u ngacmua seksualisht nga profesori
-
1 muaj paraburgim mësuesit në Pejë që ngacmoi seksualisht nxënësen e tij të mitur
-
Me 3 vjet e gjysmë burgim dënohet mësuesi që ngacmoi seksualisht 11 vjeçaren në Gjirokastër