Policia i ka bërë publikë emrat e personave që kanë humbur jetën në Zvërnec të Vlorës gjatë ditës së sotme.
Forcat blu bëjnë me dije se në Zvërnec është mbytur shtetasi Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë të Maqedonisë.
Gjithashtu është mbytur edhe Manuela Maraj, banuese në Babicë të Madhe të Vlorës.
Kurse viktima tjetër e gjinisë femër është 25-vjeçarja Xhoana Cani.
Artikuj të ngjashëm