Një tragjedi ka ndodhur sot në Isselburg të Gjermanisë, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë bashkëshorten, vajzën e më pas veten.
“Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vrasë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të njohshëm, i cili më pas ka kontaktuar Policinë. Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare. Vajza e dytë, 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime”, ka thënë kryeprokurori Martin Botzenhardt.
Autoritetet llogarisin se 51-vjeçari së pari ka vrarë bashkëshorten, më pas vajzën 17-vjeçare e pastaj ka varur veten, raporton Bild.
Vajza 14-vjeçare ka dhënë informacionet e para në lidhje me krimin. Dyshohet se motiv ishin kontestet e një faze ta gjatë të ndarjes së çiftit.
“14-vjeçarja është stabile dhe po pyetet nga policia. Në ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, ka thënë Botzenhardt.
-
Kosovari që vrau gruan dhe veten në Zvicër ishte liruar nga burgu pak më parë
- Gra të vrara: disa raste nga diaspora në Zvicër
-
Vritet në Zvicër një kosovare 37-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, i dyshuar bashkëshorti i saj
-
Kosovari vret bashkëshorten në parking të një shitoreje në Gjermani
-
Tragjedi në Zvicër, kosovarja plagoset rëndë nga bashkëshorti, më pas ai vrau veten