Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

“Tony Montana” shqiptar shpallet fajtor në Britani për vrasjen e pestë

Një shqiptar me nofkën “Tony Montana” është shpallur fajtor në Britani të Madhe për vrasjen e tij të pestë.

Mane Drize kishte vrarë Stefan Bledar Monen në një banesë në Londër në qershor të vitit 1999, raporton BBC.

Drize e kishte kryer këtë vrasje me thikë duke i lënë 120 plagë viktimës. Mone ishte vrarë nga cimeri për shkak të një përplasjeje për një unazë martese.

Dy vjet para se të largohej nga Shqipëria, Driza kishte vrarë Elmaz dhe Lavdosh Kannanin në fshatin Bishan.

Vetëm gjashtë muaj pasi kreu vrasjen e Mones, Driza kishte përfunduar në burg në Milano pasi kishte vrarë dy persona tjerë.

{gallery}