Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Therje me thikë në Prishtinë, i dyshuari lirohet

Pas një mosmarrëveshje, raportohet se një person ka therur me thikë një tjetër të hënën në mëngjes në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari pas arrestimit është intervistuar dhe më pas është liruar me urdhër të prokurorit. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.