Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theri një burrë, arrestohet një grua në Podujevë

Foto: Koha / ilustrim

Është arrestuar një grua në Podujevë me dyshimin se ka therur një burrë, bën të ditur Policia e Kosovës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Lupq i Poshtëm, më 26 gusht rreth orës 22:35, transmeton KOHA.

“Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila me një mjet të mprehtë (brisk) në disa pjesë të trupit e kishte goditë viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore”, thotë PK.

Policia shton se e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.